FutbollSporti

Unai Emery shkarkohet nga klubi i Arsenalit, zëvendësues i përkohshëm Ljungberg

Bordi i Arsenalit ka njoftuar se trajneri Unai Emery është shkarkuar.

Vendimi sipas bordit është marrë për shkak të rezultateve të deritashme të ndeshjeve.

Pronarët dhe bordi kanë falënderuar Emeryn për punën e deritashme .

“Falënderimet tona më të sinqerta shkojnë tek Unai dhe kolegët e tij, të cilët ishin të palodhur në përpjekjet e tyre për ta rikthyer klubin në konkurrencën, në nivelin që ne të gjithë prisnim. I dëshirojmë Unait dhe ekipit të tij suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

“Kemi kërkuar që Freddie Ljungberg të marrë përgjegjësinë për ekipin e parë si trajner i përkohshëm. Kemi besim të plotë tek Fredi për të na çuar përpara”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Ljungberg aktualisht është ndihmës-trajner te Arsenali. Ljungberg 42-vjeçar si futbollist kishte luajtur për Arsenalin nga viti 1998 deri më 2007, duke zhvilluar plotë 216 ndeshje dhe shënuar 46 gola. Ai me Suedinë luajti 75 ndeshje dhe shënoi 14 gola.