Bota

Ukraina: Rusia ka humbur 17.200 ushtarë, 597 tanke, 127 avionë dhe 129 helikopterë

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse kanë humbur 17.200 ushtarë në luftën midis dy vendeve, së bashku me 127 avionë, 129 helikopterë dhe 597 tanke.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë me shkrim ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot….

15 mijë trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 127 avionë, 129 helikopterë, 597 tanke, 1.710 automjete të blinduara, 303 sisteme artilerie, 96 sisteme raketahedhëse dhe 54 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar.

Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 1.178 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 73 automjete karburanti dhe 71 mjete ajrore pa pilot.