UDSH çertifikohet me numrin 9 për zgjedhjet lokale në Bujanoc
Tani më zyrtarisht shqiptarët do të garojnë me 5 lista në zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Komunën e Bujanocit.
Unioni Demokratik Shqiptar është subjekti i 5 i radhitur me numër 9 në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Këtë e ka bërë të ditur bartësi i listës Basri Veseli, njëherit kandidat për kryetar komune.
Çertifikohet Lista “Unioni Demokratik Shqiptar “Basri Veseli” me numrin 9 për zgjedhjet lokale, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.