Udhëheqësit e pushtetit lokal pritën në vizitë delegacionin nga Tutini
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, s’bashku me kryetarin e Kuvendit, Agim Sabedinin dhe zëvendësin e tij sot priten më vizitë zyrtare kryetaren e komunës së Tutinit, Sellma Kuqeviq dhe deputetet Kalender, përcjell MinistriaLajmeve
Postimi i plotë i Sinanit:
Vizita e Delegacionit nga Komuna e Tutinit në Preshevë
Pata kënaqësinë të mirëpres në Preshevë një delegacion nga Komuna e Tutinit, të udhëhequr nga Kryetarja Sellma Kuçeviq. Takimi ynë ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja mbi sfidat dhe mundësitë në qeverisjen lokale, si dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet komunave tona.
Diskutuam për projekte të përbashkëta në fusha të rëndësishme si infrastruktura, arsimi dhe kultura, me qëllim rritjen e ndërlidhjes mes qytetarëve tanë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal. Përvoja e Komunës së Tutinit në zhvillimin e projekteve të qëndrueshme është një model i vlefshëm, nga i cili mund të mësojmë dhe të aplikojmë praktika të mira edhe në Preshevë.
Kishim nderin të presim edhe deputeten popullore, zonjën Minella Kalender, e cila me praninë e saj dëshmoi mbështetjen për bashkëpunimin mes komunave tona dhe rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të forta ndërinstitucionale.
Falënderoj Kryetaren Kuçeviq, deputeten Kalender dhe delegacionin nga Tutini për këtë vizitë të frytshme dhe për gatishmërinë e tyre për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi. Besoj se kjo vizitë do të shërbejë si një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes komunave tona dhe për të sjellë zhvillim të përbashkët për qytetarët tanë.