Bota

Afati deri në fund të korrikut: Amerika i vë ultimatum Turqisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë ultimatum Turqisë deri në fund të gushtit për të zgjedhur mes aeroplanëve amerikanë dhe sistemit raketoj të mbrotjtes kundërajrore “S-400”.

Ministri amerikan i mbrotjtjes Patick Shanahan e ka bërë këtë ultimatum në një letër drejtuar kolegut të tij turk Hulusi Akar.

Ai në letër ka theksuae se Turqia nuk mund të ketë aeroplanët amerikanë “F-35” dhe sistemet ruse “S-400”.

ShBA-të thonë se sistemi rus është jokompatibil me sistemet e NATO-s dhe se paraqet kërcënim për sigurinë, Uashingtoni dëshiron që Turqia, në vend të kësaj, të blejë raketat amerikane “Patriot”.

Shanahan ka theksuar edhe se ShBA-të janë të “dëshpëruara” me faktin se personeli ushtarak turk është dërguar për trajnim në Rusi për sistemet “S-400”.

“Turqia nuk do të marrë aeroplanët “F-35” nëse i merr sistemet raketore “Sa-400″. Ende keni mundësi ta ndryshoni kursin tuaj”, ka thënë Shanahan.

Kryetari turk Recep Tayyip Erdoğan ka thënë në fillim të javës se vendi i tij “është i vendosur” të blejë sistemin “S-400” nga Rusia, transmeton BBC./