U hapë rruga e re në Ulqin -kufiri me Shqipërinë
Kryeministri Dushko Markoviq vizitoi sot rrugën e re nga Ulqini deri në pikën kufitare me Republikën e Shqipërisë Sukobin – Muriqan, pjesë e rrugës magjistrale të rikonstruktuar Ulqin -Krythë me gjatësi 13,5 kilometër.
Markoviq në Urën e re të Klleznës, u prit nga kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpuntorë, ministri për të drejtat e popujve pakicë Mehmet Zenka, përfaqësues të partive politike dhe banorë të zonës. Kryeministri vlerësoi lart punimet e kryera në këtë segment rrugor i cili ka një rëndësi të madhe për popullatën e kësaj zone por edhe gjithë Komunën e Ulqinit, pasi krijon një lidhje më të mirë me Shqipërinë.