Bota

Turqia nis ofensivë të madhe kundër kurdëve

Operacioni nisi me goditjet me artileri të baterive të Forcave Tokësore dhe të avionëve reaktivë të Komandës së Forcave Ajrore. Në këtë operacion marrin pjesë edhe brigada me trupa komando, që kanë marrë trajnime speciale.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton përmes një komunikate se në kuadër të Planit të Operacionit “Kthetra” të hënën pasdreke bateritë e artilerisë së Forcave Tokësore dhe avionë të Forcave Ajrore kanë goditur pozicionet e ushtrisë kurde.

Pas goditjeve me artileri dhe aviacion në orën 20.00 me orën e Turqisë në këtë zonë filloi operacioni tokësor me pjesëmarrjen e brigadave komando.

“Operacioni vazhdon sipas planifikimit me mbështetje nga ajri me helikopterë ATAK. Me këtë operacion synohet asgjësimi i shpellave dhe vendstrehimeve në zonën Hakurk që përdoren nga kurdët”, thuhet në vijim të komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes.