Turqia ndryshon zyrtarisht emrin, tani njihet si Türkiye

Turqia tani e tutje do të njihet si Türkiye në Kombet e Bashkuara, pasi kjo e fundit pranoi një kërkesë zyrtare nga Ankaraja, raporton BBC.

Disa organeve ndërkombëtare do t’u kërkohet të bëjnë ndryshimin e emrit si pjesë e një fushate riemërtimi të nisur nga presidenti turk në fund të vitit të kaluar.

“Türkiye është përfaqësimi dhe shprehja më e mirë e kulturës, qytetërimit dhe vlerave të popullit turk,” tha Rexhep Tajip Erdogan në dhjetor.

OKB tha se e bëri ndryshimin sapo mori kërkesën këtë javë.

Shumica e turqve tashmë e njohin vendin e tyre si Türkiye. Megjithatë, emri i Turqisë në anglisht përdoret gjerësisht, edhe brenda vendit.