Bota

Turqia: Me njohjen e sovranitetit izraelit mbi Golanin, SHBA injoron ligjet ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoglu, ka deklaruar se SHBA me njohjen e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë e Golanit injoron ligjet ndërkombëtare.

“Vendimi i SHBA-ve për të njohur sovranitetin izraelit mbi Lartësitë e Golanit nuk do t’i japë legjitimitet aneksimit të Izraelit”, tha Çavuşoglu.

Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një proklamatë që njeh zyrtarisht Lartësitë Golan si territor izraelit.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua gjatë një vizite të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë.