“Turistit i presin veshin në Sarandë”
Ish-kryeministri i Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se një turisti në Sarandë ia kanë prerë veshin.
Teksa publikon mesazhin e qytetarit Berisha shprehet se narko-policia ka mbuluar këtë krim të tmerrshëm, të ndodhur në jug të vendit.
Sipas qytetarit në vendngjarje kanë ardhur pesë policë por nuk kanë mundur ta identifikojnë apo të arrestojnë autorin.
Postimi i Sali Berishës:
Pershendetje Doktor duke u gdhire e hena ne bar Orange Sarande pronaret e lokalit te cilet ju vete i keni denoncuar ne disa raste i kane prere veshin nje klienti para lokalit ne prezence te policise qytetari ka shkuar pa vesh ne spital dhe veshin ja kane cuar me vone ne prezence ka qene jo pak por 5 polica te cilet nuk kane identifikuar asnje person qe ka kryer te krim me justifikimin se pas ngjarjes jane mare me te lenduarin (personin te cilet ju pre veshi) per ta shoqeruar ne spital dhe nuk kane mundur te kapin autoret./ Opinion. al E.Xh.