Trumpi thotë se telefonata me Putinin ishte produktive: Po punojmë për fundin e luftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se telefonata me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ishte e mirë dhe produktive.
Trumpi tregoi për marrëveshjen për armëpushim të menjëhershëm në sektorin e energjisë dhe atë të infrastrukturës, teksa shtoi se do të punojnë për të pasur një armëpushim të plotë dhe fund të luftës.
Do të punojmë shpejt për të pasur një armëpushim të plotë dhe, në fund të fundit, një FUND të kësaj lufte shumë të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President! U diskutuan shumë elementë të një Kontrate për Paqe, duke përfshirë faktin se mijëra ushtarë po vriten dhe si Presidenti Putin ashtu edhe Presidenti Zelenskyy do të donin ta shihnin atë të përfundojë”, shkroi Trump në rrjetin social “Truth”.