Bota

Trump sulmon Dr. Faucin: Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar këta idiotë

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sulmuar Kreun e Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci, i cili është një nga më të njohurit në botë sa i përket këshillave kundër koronavirusit.

Donald Trump është shprehur i zhgënjyer prej tij, duke theksuar se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse, që ka vrarë më shumë se 215 000 amerikanë. Trump e konsideron atë si një “katastrofë” përreth “500 vjet”.

Duke iu referuar Faucit dhe zyrtarëve të tjerë të shëndetit si “idiotë”, Trump thotë se është i gatshëm për të lëvizur nga katastrofa shëndetësore, edhe pse rastet po rriten përsëri dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se më e keqja mund të jetë duke ardhur.

Sipas tij, nëse do të dëgjonte Faucin, më shumë se gjysmë milioni njerëz do të kishin vdekur në Shtetet e Bashkuara. Trump portretizoi rekomandimet e ofruara nga administrata e tij për të zbutur përhapjen e sëmundjes si një bezdi të rëndë.

“Njerëzit janë lodhur nga Covid. Unë kam tubime të mëdha,” tha Trump, duke kryer një telefonatë me stafin e fushatës nga hoteli i tij me emër në Las Vegas, ku ai kaloi dy net. “Njerëzit janë duke thënë gjithçka. Thjesht na lini rehat. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë.”

“Fauci është një djalë i mirë,” vazhdoi Trump. “Ai ka qenë këtu për 500 vjet”.