Bota

Trump: Po të isha ende president, une do ta kërcënoja Rusinë me nëndetëse bërthamore

Donald Trump, tha për Fox Business se nëse do të ishte ende president i Amerikës, ai do të kërcënonte Rusinë me nëndetëse bërthamore, transmeton Ministria e Lajmeve.

Statusi i Rusisë si një fuqi e armatosur bërthamore ka formësuar reagimin e SHBA-së, veçanërisht në ngurrimin e Bidenit për të ndërmarrë hapa, të tillë si një zonë ndalim-fluturimi e zbatuar nga NATO mbi Ukrainë, që mund të çojë në konfrontim të drejtpërdrejtë të armatosur me Rusinë.

Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Joe Biden, i cili prandaj po merret me pushtimin rus të Ukrainës.

Trump ka thënë tashmë se Biden duhet të kërcënojë Rusinë me sulm bërthamor. Ai gjithashtu ka thënë se SHBA duhet të vendosë flamurin kinez në avionët F-22 dhe të “bombardojë m** në Rusi”, dhe pastaj “të thotë, ‘Kina e bëri atë, ne nuk e bëmë, Kina e bëri atë’ dhe më pas ata fillojnë të zihen me njëri-tjetrin dhe ne ulemi dhe shikojmë”.

Ai gjithashtu e ka lavdëruar Putinin si “të zgjuar” dhe ka refuzuar ftesat për ta quajtur atë “i keq”, duke nxitur spekulimet për marrëdhëniet midis dy burrave dhe veçanërisht atë që u ra dakord kur ata u takuan privatisht në Helsinki në vitin 2018.