Bota

Trump mesazh Iranit: Amerika nuk ka qenë e përfshirë në sulme, por mos gaboni të na përfshini në luftë!

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se SHBA-ja “nuk ka të bëjë asgjë me sulmet në Iran!”
Por Trumpi ka kërcënuar Iranin në platformën e tij “Truth Social”, që të mos e fus Amerikën në konflikt.
Trump tha se nëse “ne sulmohemi në ndonjë mënyrë apo formë nga Irani, e gjithë fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bien mbi ju në nivelet që s’i keni parë më herët”.

Trump tha se “ne lehtë mund të bëjmë një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit në mënyrë që ky konflikt i përgjakshëm të përfundojë”.

Në këtë mënyrë Trumpi pranon hapur se ka influencë të madhe tek Izraeli, por në anën tjetër pohon se Amerika nuk është përfshirë në konflikt.
Irani pohon se nuk u beson këtyre fjalëve. Ministri i Jashtëm i Iranit tha se “kanë marrë mesazhe se Amerika nuk ka qenë e përfshirë në sulme”, por ai kërkon nga Amerika që ta dënojë sulmin e Izraelit në Iran.
Pakkush e beson se Amerika vërtet do të denojë Izraelin, por mbetet të shihet.