Trump letër Kryeministrit Hoti pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Qeverisë Hoti përmes një shkrimi në Facebook.
Hoti e ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri.
