Bota

Trump: “Do të godasim fortë dhe shpejtë. SHBA nuk do më kërcënime.”

Presidenti Trump ka reaguar përsëri rreth kërcënimeve që Irani ka bërë këtyre ditëve. Ai ka përsëritur se Amerika ka vrarë një terrorist i cili ka kryer vrasje të amerikanëve duke përfshirë edhe vrasjen e qindra protestuesve iranian. Trumo akuzon atë se kishte sulmuar ambasadën amerikane dhe po përgatiste sulme të reja.

Statusi i plotë i Presidentit Amerikan:

“Irani po flet me shumë guxim për të shenjëstruar disa nga asetet e ShBA-ve për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit terrorist që kishte vrarë një amerikan dhe plagosi shumë të tjerë, për të mos përmendur edhe njërzit tjerë që ka vrarë gjatë jetës së tij, përfshirë këtu edhe qindra protestues iranian. Ai tashmë po sulmonte ambasadën tonë dhe po përgatitej për goditje shtesë në vendet tjera. Irani nuk ka qenë asgjë tjetër, veçse një problem për shumë vite. Le të shërbej kjo si paralajmërim që nëse Irani godet ndonjë amerikan ose aset amerikan, ne kemi targetuar 52 qendra iraniane (që përfaqësojnë 52 pengje amerikane të marra nga Irani shumë vite më parë), disa në një nivel shumë të lartë e të rëndësishme për Iranin dhe kulturën e tyre. Do të godasim fortë dhe shpejtë. ShBA nuk do më kërcënime.”