Tronditet Serbia: Garuesja e tyre në Miss Interkontinental fotografohet duke bërë shqiponjën dykrenare
Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto e Miss Interkontinental Serbia, Valentine Petrovic, e cila së bashku me Miss Shqipërinë, të Malit të Zi dhe të Kosovës pozon e buzëqeshur, duke bërë shqiponjën dykrenare shqiptare.

Kjo foto ka “shpërthyer” në rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta nga serbët, shkruajnë mediat serbe.
“Vajza në të majtë, Valentina Petroviq. Përfaqësuese e Serbisë? Jo përfaqësuese pa mend në kokë”, thuhet në mbishkrimin e një faqen të Instagramit.
