Lajme

Tronditet Mali i Zi! Shkon në 10 numri i të vrarëve në Cetinje

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Sharanoviq, ka thënë se është rritur në së paku 10 numri i personave të vrarë në Cetinje.

Sipas Sharanoviqit, i dyshuari për vrasjen është Aco Martinoviq, i cili po kërkohet nga policia, teksa katër të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë.

“Ajo që mund të themi deri më tani është se ky persn, Aco Martinoviq, dyshohet se e ka kryer këtë krim, ka marrë jetën e së paku 10 personave, mes të cilëve dy të mitur”, tha Sharanoviq, shkruan RTCG, transmeton Klankosova.tv.

Ministri malazez tutje tha se i dyshuari Martinoviq i ka marrë jetën edhe disa anëtarëve të familjes së tij.