Maqedoni

Tri raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shkon në 70 numri i të infektuarve

Ka shkuar në 70 numri i të prekurve me koronaviurs në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nga 43 persona të testuar, tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

“Nga tre pacientët e rinj, njëra ka udhëtuar në Serbi, gjyshi dhe gjyshja e vajzës së diagnostikuari në Shtip kanë rezultuar pozitiv. Dhe një pacient i mëngjesit të sotëm nga Shkupi. Qytete ku ka të sëmurë janë Shkupi,Dibra, Gostivari, Shtipi dhe Ohri”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipqe.

Filipqe njoftoi se të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore përveç një pacienteje e cila është me aparate të frymëmarrjes.

“Të gjitha pacientët janë në gjendje relativisht e mirë, pacientja në makinë me oksigjen është në gjendje kritike dhe po lufton për jetën por është vërtet në gjendje kritike nga mbrëmja e djeshme”-tha mes tjerash Filipçe./AlsatM/