Bota

COVID-19, vazhdon të përhapet me shpejtësi në Zvicër!

Në mesditën e së premtes, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (OFSP) numri i të infektuarëve arriti në 4,840. Reth 1000 më shumë se një ditë më parë, raporton 20Minutes, përcjell Ministria e Lajmeve

Ky numër përfshin 4176 raste të konfirmuara deri më tani dhe 664 raste ende duke u analizuar pas një rezultati të parë pozitiv.

Që nga fillimi, në bazë të shifrave të bëra publike nga OFSP, deri më tani 43 persona kanë vdekur në Zvicër.