Tre serbë janë arrestuar nga autoritetet kosovare, ishin duke blerë emblema të UÇK-së në Prishtinë
Njëri nga serbët e arrestuar mbrëmë pasi ishte kapur duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë ka lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Siç bëjnë të ditur burime të KosovaPress, përveç të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave të gatshme.
Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas serb, D. Dolasevic, V. Jankovic dhe D. Dolasevic të cilët kishin blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në njërin nga lokalet e Prishtinës.
Të njëjtat burime raportojnë se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës.