Lajme

Tre anëtarët e familjes nga Gjilani që vdiqën në Shqipëri, dyshohet se u helmuan me këpurdha!

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur në Gjirin e Lalit në banesën e tyre. Dyshimet e para janë se ata vdiqën pas helmimit me këpurdha. Ndërkaq lidhur me vdekjen e tyre, familjarët nga Gjilani sot do të mbajnë konferencë për media

“Të tre shkuan për mjekim në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim. Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua”.

“Të tre u dërguan sërish në Spitalin e Durrësit, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët. Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti ka qenë helmimi nga kërpudhat”, ka shkruar Tvklan