Trashëgimtaret e TCH tallen me 100 mijë eurot e qeverisë për Notre Dame: Ne do i ndërrojmë bravën, vetëm kuzhina ime bën aq!
Ditën e djeshme krahas Kosovës, qeveria shqiptare njoftoi se do të dhuronte 100 mijë euro për ringritjen e katedrales Notre Dame të Parisit, një pjesë e së cilës u dëmtua nga flakët.
Qytetarët shqiptarë kanë shpërthyer në kritika të shumta në lidhje me këtë vendim duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të popullit shqiptar dhe rrënimin e ndërtesave historike në vend.
Me sa duket, trashëgimtareve të TCH, Sara dhe Redia Hoxha, kjo shumë i duket qesharake, pasi kanë publikuar një bisedë humoristike në Snapchat.
Sara i ka dërguar Redias lajmin që Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales.
Ajo i ka shkruar:
Ne do ndërrojmë bravën e Notre Dame!”
Redia i është përgjigjur me të qeshura, ndërsa në vijim, Sara ka shkruar:
Kuzhina ime kushton aq!”