Lajme

Tragjike, vriten në SHBA shqiptarja dhe dy fëmijët e saj nga bashkëshorti polic

Ornela Morgan, me origjinë nga Korça bashkë me dy djemtë e saj të moshave 10 dhe 12-vjeçare janë vrarë me armë zjarri në SHBA nga bashkëshorti i saj polic, shkruan “Euronews Albania”.

Polici amerikan më pas raportohet se kreu vetëvrasje.

Për tragjedinë që ndodhi të shtunën shkruan shumë mediume amerikane.

Ornela Morgan jetonte me vite në New York bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan dhe dy djemtë.

Watson kishte qenë më herët polic në Policinë e New Yorkut, para se të kalonte në Policinë e Bronxivilles.

Motivet e vrasjeve ende janë të paqarta.