Tragjike: Në një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajit vritet preshevari Sadri Sadriu
Në fshatin Bibaj të Ferizajit si pasojë e të shtënave me armë në një sallë dasmash, një person ka ndërruar jetë. Dyshimet e para janë se gjyshi i dhëndrrit u vra nga dikush i jashtëm.
Viktima nga rasti tragjik dyshohet se është preshevari Sadri Sadriu.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në një sallë dasmash, teksa shtoi se posa të ekzaminohet vendi i ngjarjes do të bëhen të ditura detaje të tjera.