Tragjedia në Shkup: Dy të viktimat janë vëllezër, kumtohen edhe emrat e tyre
Në tragjedinë që ndodhi sot në Çair jetën kanë humbur dy vëllezërit të cilët ishin nga Koliçani i Epërm.
Ata humbën jetën pasi gjatë punimeve për një firmë ndërtimi, një sasi dheu i zuri poshtë duke mos i lënë asnjë mundësi shokëve të ndërhynin.
Mësohet se viktimat janë Mensur Mustafadhe Abdulkerim Mustafa, respektivisht 26 dhe 28 vjeç.
Mediat lokale njoftojnë se në këtë ngjarje mbeti i lënduar edhe një person, i moshës 54 vjeçare.