Tragjedi në Prishtinë/ Një grua vr*t kunatin e saj
Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në lagjen “Kodra e Trimave”, ku një person u vra me armë zjarri.
Për shkaqe të panjohura, e dyshuara Nazmije Millaku ka qëlluar për vdekje kunatin e saj, viktimën Xhevdet Millaku.
Motivet që kanë çuar deri në këtë tragjedi nuk janë bërë akoma të ditura, teksa viktima dhe dorasja raportohet të kenë banuar pranë njëri-tjetrit.
Të njëjtit janë nga fshati Ujmir i Klinës.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se viktima është vetdorëzuar në polici, teksa hetuesit po merren me rastin.
Konfirmimi i plotë:
Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -Nazmije Millaku femër .
Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.