Tragjedi e madhe në Maqedoni, si pasojë humbën jetën 51 persona nga zjarri në një diskotekë
Tragjedi e madhe ka ndodhur në Koçani të Maqedonisë së Veriut , ku sipas informacioneve të para ka 51 viktima dhe 117 të plagosur. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 3 në diskotekën “Puls”.
Në terren janë ekipet e Policisë, nga Prokuroria gjithashtu njoftuan se janë në terren dhe se po vlerësojnë shkaqet.