LajmeTë fundit

Tjetër provokim nga Serbia: Prishtina nuk mund të ketë sovranitet mbi veriun

Autoritet zyrtare të ,sistemi i drejtësisë dhe gjitha instancat e tjera të Kosovës nuk mundet të ketë sovranitet mbi veriun po thotë ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic.


Dacic ka zgjedhur që përsëri të lëshoj deklarata provokuese në drejtim të Kosovë dhe të ngritë tensionet në veriun e Kosovës, atje ku strukturat paralele funksionojnë me direktiva nga Beogradi.

Ai ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet të qëndrojë në faktin që Kosova nuk mund ta mbajë nën sovranitetin e vet, pjesën veriore.

“Veriu i Kosovës nuk mund të qëndrojë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi. Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron ta mbyllë çështjen e Kosovës si problem që gjeneron jostabilitet, besoj se kjo çështje do të zgjidhet”, ka thënë Dacic në një intervistë për televizionin O2.

Ai ka thënë se problemi për këtë formulë nuk qëndron në mospajtime mes SHBA-së e Rusisë, por mes SHBA-së dhe partnerëve të saj evropian.