Tipi zero i gjakut më pak i rrezikuar nga COVID-19
Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gjak të tipit O ose Rh − negativ mund të jenë në rrezik pak më të ulët nga koronavirusi.
Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vdekja ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine, raporton Reuters.
BE-ja do të marrë dy miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19, një pjesë edhe për Ballkanin
Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ.
Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto.
“Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës,” tha Ray.
Nëse apo si ky informacion mund të ndikojë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19 është ende e paqartë.