FutbollSporti

Tifozët anglezë rrihen mes vete në Prishtinë, përfundojnë në spital

Disa tifozë anglezë janë përleshur mes vete mbrëmë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta pas mesnate në rrugën “Nëna Terezë” të kryeqytetit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Insportin se disa tifozë anglezë janë rrahur mes veti.
Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes, policia ka intervenuar dhe janë ndër bërë veprimet e nevojshme nuk ka pasur ndonjë involvim të tifozëve tonë , ka qenë mes tifozëve anglezë. Në koordinim me prokurorin janë liruar”.