Lajme

Thirrja e Natasha Kandiqit, “Ta pranojmë realitetin, Kosova është shtet i pavarur”

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq ka reaguar përmes rrjetit social `Twitter` rreth ndalimit të vizitave në Kosovë të zyrtarëve serbë, nga ana e autoriteteve kosovare.

Kandiq, transmeton rtk, ka shkruar se ky është momenti i fundit që të pranojmë realitetin.

“Politikanët nga Serbia nuk mund të shkojnë në Kosovë. Është momenti i fundit që ta marrin veten dhe ta pranojnë realitetin: Kosova është një shtet i pavarur dhe atje jetojnë 100 mijë serbë”, ka shkruar Kandiq.