Thellohen tensionet diplomatike Turqi – Francë
Ambasadori i Francës në Ankara, Charles Fries, është ftuar në Ministrinë e Jashtme të Turqisë, për shkak të vendimit të Francës në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.
Raportohet se ambasadorit francez i është komunikuar reagimi i Turqisë në lidhje me rezolutën e miratuar në Parlamentin francez.
Këtë javë, Ministria e Jashtme e Turqisë e dënoi vendimin, duke thënë se Franca e mori atë pasi i dështoi plani për krijimin e një shteti terrorist në Siri.
Asambleja Kombëtare e Francës, të mërkurën, miratoi njëzëri një rezolutë simbolike që dënon operacionin ushtarak, që sipas Qeverisë turke, u zhvillua për t’i eliminuar terroristët nga Siria veriore, në mënyrë që t’i sigurojnë kufijtë e Turqisë