Thaçi u reagon zyrtarëve serbë: Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat fashiste
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste.
Ky reagim i Thaçit erdhi pas deklaratave ofenduese të Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, dhe atij të Ministrisë së Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, për viktimat shqiptare të luftës së fundit.
Thaçi në Twitter ka shkruar se deklaratat e Daçiq dhe Vulin, për viktimat civile të vrarë nga regjimi i Millosheviqit, janë veprime që e dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet për pajtim.
Deklarata fyese të Daçiq dhe Vulin për viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviqit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste. Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin”, ka shkruar Hashim Thaçi në Tëitter.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka shkruar se përdorimi i termit “shiptari” për shqiptarët, është i drejtë pasiqë sipas tij, shqiptarët e quajnë vetën të tillë. Ndërsa, Daçiq kishte shkruar ditë më parë se nuk ka çfarë t’u bëjë serbëve që po tregojnë se ku janë varrosur viktimat shqiptare gjatë luftës së fundit.