Lajme

Thaçi nuk merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit për 12 vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk po merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, që po mbahet për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi gjendet në Bruksel, ku po merr pjesë në disa takime me liderët e Ballkanit Perëndimorë dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Sot Kosova shënon 12 vjetorin e pavarsisë, ku deri më tani shtetësinë e kanë njohur 116 shtete. Ky përvjetor Kosovën e gjen pa liberalizim të vizave dhe pa një marrëveshje përfundimtare me shtetin e Serbisë.