Thaçi mirëpret arritjen e marrëveshjes BDI-LSDM: Shqiptarët faktor stabiliteti në Maqedoninë e Veriu dhe rajon
Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes qeverisëse në Maqedoninë e Veriut, transmeton GB
“Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut” shkruan Thaçi.
Thaçi tutje shton se shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë.
Postimi i plotë:
E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë. HTH