Thaçi me kritika ndaj BE’së: Mos e ulni nivelin e dialogut me të dërguar pa kredibilitet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar qasjen e BE’së saj ndaj dialogut Kosovë Serbi, duke thënë se dërgimi i një emisari pa kredibilitet e ulë nivelin e dialogut, transmeton GM.
Presidentit Thaçit, nuk po i pëlqen fakti që BE’ja do të merret me dialogun me zyrtar të nivelit më të ulët.
Sipas tij zgjedhja e një emisari pa besueshmëri nuk i ndihmon procesit dhe përpjekjeve për arritjen e një marrëveshje.
Ndryshe, ditë më parë Toby Vogel dhe Bode Weber e kishin vlerësuar Miroslav Lajcak, qartazi një zgjedhje shumë e keqe për një të dërguar special të BE’së dhe një njeri që do të ndërmjetësoj negociatat mes Kosovës e Serbisë për marrëveshjen finale të normalizimit mes tyre.
Lajcak ka treguar anim proserb dhe ka dëmtuar reputacionin e tij sa ishte përfaqësues i BE’së në Bosnje e Hercegovinë. Caktimi i tij po ashtu do të vendoste dy figura në pozita kyçe në BE që vijnë nga shtete nuk e pranojnë Kosovën, e që janë pakicë në bllokun Europian.
Si përfaqësues special i BE-së dhe përfaqësues i lartë në BeH, Lajçak kishte marrë pjesë “në konfliktet serioze politike” në anën e përfaqësuesit të serbëve në BeH, ishte bashkë me Millorad Dodikun.
Pasi ishte mbyllur konflikti, me tërheqjen fyese të Lajçakut, ndërsa mori edhe reputacionin se është i dobët karshi Dodikut dhe se është me prirje proserbe.
Vogel dhe Weber vlerësojnë, shikuar sipërfaqësisht, se Lajçak vepron si dikush që ka kualifikimet e nevojshme për këtë funksion, meqë flet gjuhën serbe dhe ka qenë i dërguar i BE-së për mbikëqyrjen e referendumit për pavarësinë e Malit të Zi më 2006, dhe përfaqësues special i BE-së për BeH nga 2007 deri më 2009, kur ka ushtruar funksionin e përfaqësuesit të lartë , dhe thonë se di edhe të “notojë” në burokracinë e Brukselit.
Ata në plan të parë theksojnë se Sllovakia është njëra nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse Spanja, nga vjen Josep Borell, i cili në dhjetor u emërua shef i diplomacisë i BE-së.
Kujtojmë se Bodo Weber dhe Toby Vogel, janë bashkëpunëtorë të lartë të Këshillit për Politikë të Demokratizimit në Berlin e Bruksel.