Të fundit

Thaçi me fyerje të rënda ndaj Kurtit, e quan “anti-amerikan” të moçëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur fyerje shumë të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi Kurtin e quan “gënjeshtar”, “frikacak”, “djallëzor”, “përçarës”, “përqeshës”, të “pa guximshëm” e të “padinjitet”.

Presidenti thotë më tej se kryeministri i Kosovës “po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike” dhe shton se deklarimet e tij për “marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi” janë “fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në”.

Madje, Thaçi thotë se Kurti, qëndrimin “KUNDËR” SHBA-së, “e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë”. Thotë se ai ishte “kundër administratës Clinton”, “edhe në Vjenë, kundër administratës Bush”, “edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden”.

“Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër. E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës. Në anën e kundërt të historisë”, deklaroi Thaçi.

Postimi i plotë :

PËRPËLITJET E KURTITI frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe…

Posted by Hashim Thaçi on Среда, 11. март 2020.