LajmeTë fundit

Asfaltohet rruga lokale në fshatin Bushtran(foto)

Është bërë asfaltimi i rrugës që shpie tek xhamia e Epërme e fshatit Bushtran, përkatësisht tek Lagja Sorroj.

Fillimisht ishte kontraktuar traseja kryesore e rrugës në gjatësi prej 270m, ndërsa në ndërkohë janë trajtuar dhe tri rrugicat tjera lidhëse në kryqëzimin kryesor, që lidhin edhe Lagjen e Muhaxhirëve, duke e kompletuar në këtë mënyrë infrastrukturën rrugore dhe duke e zgjidhur problemin e ujërave atmosferike në atë zonë.

Përveç asfaltimit të rrugëve në fjalë, në kuadër të projektit është bërë eliminimi i një deponie ilegale të mbeturinave që ishte krijuar në shtratin e përroit, si dhe rregullimi i kanalizimit atmosferik në atë pjesë.

Fshati gjithashtu ka përfituar një hapësirë të lirë, e cila mund të përdoret për parkimin e automjeteve, për nevoja të Xhamisë së fshatit.
Projekti është duke u realizuar në kuadër të Planit investiv. /Komuna e Preshevës