Thaçi lirohet nga spitali pas operimit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se është liruar për trajtim në shtëpi, pas intervenimit që kishte sot në Klinikën e Urologjisë.
Ai ka falënderuar stafin mjekësor për trajtimin.
“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore”, ka shkruar ai në Facebook.