Lajme

Thaçi kërkon mbështetje nga Erdoani për luftimin e pandemisë COVID-19

Presidenti i Kosovës përmes një publikimi në llogarinë e tij zyrtare në FB, ka bërë të ditur që sapo ka realizuar një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Erdoan.
Ai mes tjerash njoftoi se ka kërkuar mbështetje medicinale, logjistike dhe teknike për tejkalimin e situatës pas përhapjes së virusit Korona, përcjell Ministria Lajmeve.

Postimi i plotë i tij:

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk. HTH