Thaçi i godet Makronin e Merkelin: I zhgënjyer, s’kanë asgjë as për viza as për dialog
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka një periudhë kohore që ka filluar kritikat e hapura ndaj Bashkimit Evropian rreth çështjes së dialogut me Serbinë dhe për liberalizimin e vizave. Thaçi vazhdimisht është duke kritikuar BE-në për izolimin e Kosovës pa viza, ndërkohë potenconte që Prishtina zyrtare nuk duhet të mbetet me adresë kah Brukseli, pasi, sipas tij, do të mbetet e izoluar për dekada.
Këto kritika të hapura dhe publike të presidentit për Bashkimin Evropian vijnë pas afrimit të këtij të fundit me Washingtonin sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Kreu i shtetit nuk ka kursyer sot as dy emisarët franko-gjerman të cilët në vizitën e tyre në Prishtinë po prezantonin kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, raporton Gazeta Express
Thaçi përmes një reagimi në Twitter pas takimit ka thënë se është i zhgënjyer me bisedën që ka pasur me dy të dërguarit e Parisit dhe Berlinit. Sipas tij ata s’kanë sjellë asgjë të re për liberalizimin e vizave dhe asnjë ide të re për dialog.
Disappointed. Nothing new from the meeting with envoys. Nothing on visa liberalisation, no new ideas for dialogue, no encouragement for #EU perspective. Empty promises. pic.twitter.com/0H6eN1S40w
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 10, 2020