Lajme

Thaçi: Heshtja ndërkombëtare ka krijuar amnisti ndaj gjenocidit serb në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri homazhe te Kompleksi Memorial në Marinë, për ta kujtuar komandantin e brigadës 144, Ilaz Kodrën.

Nga atje, ka kritikuar ndërkombëtarët për heshtjen e, siç tha ai, gjenocidit serb të kryer në Kosovë.

“Kodra ra heroikisht para 21 vitesh duke mbrojtur popullatën civile. Kujtojmë sot edhe rreth 300 civilë në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, të vrarë nga serbët”, u shpreh Thaçi.

Thaçi tha se kjo masakër e kryer në Verbovc ndaj 300 civilëve, është në radhë me 400 masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë.

“Nuk ka tjetër kuptim dhe është e qartë që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, spastrim etnik. E heshtja ndërkombëtare ka krijuar një lloj amnistie për gjenocidin e Serbisë, por nuk ka kohë, faktorë e rrethanë që e amniston gjenocidin serb në Kosovë”, u shpreh Thaçi.