Thaçi: Bota është më e sigurt pas vrasjes së al-Bagdadit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se bota është një vend më i sigurt pas vdekjes së kreut të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi.
Ai në një postim në Twitter shkruan se Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA-së në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
“Lajm i mirë nga presidenti Donald Trump për vrasjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi. Bota është një vend më i sigurt me vdekjen e tij. Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA-së në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, ka thënë Thaçi.
Lideri i Shtetit Islamik u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në Idlib të Sirisë.