Lajme

Lladrovci: Vetëvendosje do të del në vendin e tretë, PDK dhe LDK do ‘luftojnë’ për vendin e parë

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka komentuar 100-ditshin e Qeverisë Kurti.

Ai ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit gjatë kësaj kohe.

Lladrovci në Specialen në Klan Kosova tha se Kurti nuk deshi të qeverisë.

Kur e kisha në vizitë zotërinë Kurti në Drenas i thashë se nuk më japë kënaqësinë që ta vlerësojë qeverisjen për 100 ditë, për shkak se ai u rrëzua për 50 ditë dhe 50 ditë ai ishte në detyrë. Unë kam thënë që po të isha deputetë do ta votoja Qeverinë Kurti dhe do të i jepja 100 ditë dhe më pas do të reagonim”.
Ai tha se Vetëvendosje do të dalë në vendin e tretë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, për vendin e parë do të luftojnë PDK dhe LDK.