Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përshëndetur rezultatin e arritur të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Përmes një postimi në facebook, Thaçi shkruan se bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij.
Ai shton se më shumë deputetë do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve në parlamentin serb.
“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, shkruan Thaçi.
