Lajme

Thaçi akuzon Haki Abazin se ka pasur takime sekrete me zyrtarë serbë gjatë pandemisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ia ka blerë postin ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pak para zgjedhjeve.

“Haki Abazi ia ka blerë postin e zëvendës kryeministrit pak para zgjedhjeve”, është shprehur Thaçi.

Tutje, ai tha se Abazi është takuar tri herë me zyrtarë serbë gjatë kohës së pandemisë në Kopoanik të Serbisë.

“Abazi ka shkuar në Kopoanik të Serbisë, është takuar tri herë me zyrtarët e qeverisë së Serbisë gjatë kohës së pandemisë, zyrtarë të sigurisë, e cilat kanë qenë bisedat, mbetet të shtetit”, thotë Thaçi.