Tetë të vdekur e 196 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut
Edhe 196 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Maqedoni të Veriut. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi tetë persona.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut. Numri i rasteve të reja dhe të vdekurve po rritet me të madhe në shtetin fqinj.
Në 24 orët e fundit janë bërë 1213 testime, ndërsa 90 prej rasteve të reja janë në Shkup. Në Tetovë janë plot 45 raste të reja.
Katër prej të vdekurve janë në Shkup dhe nga një në Strugë, Ohër, Gostivar dhe Resen.
Të shtunën është raportuar për 11 të shëruar. Në Maqedoni të Veriut deri më tani janë konfirmuar 3895 raste me koronavirus. Janë shëruar 1705 pacientë kurse kanë vdekur 179 persona. Numri i rasteve aktive është 2011.