Tërrnoc: Aksidenti i dytë brenda një viti në të njejtin vend
Në hyrje të fshatit Tërnoc, te mulliri, një veturë e tipit “Golf 4” është aksidentuar, duke u rrokullisur mga rruga ka rënë në lum.
Bazuar në pamjet e veturës dhe vendin e aksidentit mund të ketë edhe të lënduar, por që nuk është raportuar deri në këto momente.
Edhe pse arsyeja e këtij aksidentit nuk është bërë e ditur, aksidenti që ndodhi disa muaj më parë në të njëjtin vend kishte ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ngasësi, i cili si pasojë e plagëve pas një periudhe kishte ndërruar jetë në spital.
Rruga ku kanë ndodhur aksidentet është disa metra mbi nivelin e lumit.