Tërmet me magnitudë 7.6 në Rusi, jepet alarmi për cunami në 3 shtete
Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë i shkallës Rihter u regjistrua në Rusi mëngjesin e kësaj të mërkure. Tërmeti ka prekur Rusinë Lindore dhe saktësisht ishujt Kurils.
Tërmeti me thellësi 60 km u ndje edhe në Japoni. Forca e lartë e tërmetit ka dhënë alarmin për Tsunami.
The Telegraph shkruan se Qendra Kombëtare e Tsunamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke monitoruar situatën pasi paraqitet një rrezik real për Alaskën dhe bregun perëndimor të Amerikës. Raporhet se vala goditëse mund të jetë aq e fortë sa mund të arrijë deri në Hawai.
Ndërkohë Agjensia Meteorologjike e Japonisë tha që tërmeti ishte me një magnitudë më të fortë 7.8 ballë dhe mund të shkaktojë një ndryshim të vogël të niveleve të detit rreth brigjeve japoneze.